COVID-19 mund të shkaktoj ndryshime të mëdha në mushkëri që mund të detektohen më shumë se tre muaj pasi që njerëzit infektohen, ka treguar një studim i realizuar në Oksford.
Siç raporton BBC, në studimin e realizuar tek 10 pacientë me COVID-19, është përdorur një teknikë e re e filmimit të mushkërive, me qëllim që të detektohen dëmet në mushkëri që nuk mund të vërehen me metoda konvencionale të filmimit.
Teknika e re përdor gaz ksenon gjatë rezonancës magentike, e pulmologët pretendojnë se testi që do të mund të detektonte ndryshimet afatgjate në mushkëri, ka nënkuptuar si një e arritur e madhe për shkencën sa i përket pacientëve të prekur me COVID-19.
Gjatë realizimit të rezonancës magentike me teknikën e re, pacientët marrin gaz ksenon. Në anën tjetër, profesori Fergus Gleeson, që ka udhëhequr hulumtimin më të ri, e ka provuar këtë teknikë në 10 pacientë të moshave nga 19 deri në 69.
Teknika e re ka zbuluar dëmet në mushkëri tek personat që nuk janë ankuar se kanë pasur probleme me frymëmarrje. Tetë prej tyre ishin ankuar për lodhje dhe probleme me frymëmarrjen për tre muaj pasi që janë infektuar me coronavirus, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ishte i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv apo në respirator, kurse metodat konvencionale nuk kanë arritur të zbulojnë këto probleme në mushkëri.
Kjo teknikë e re zbuloi dëmet në mushkëri tek tetë pacientë që ishin ankuar me problemet e frymëmarrjes – përkatësisht mezi merrnin frymë. E në filmime janë zbuluar zonat ku oksigjeni nuk depërton lehtë në gjak.
E këto rezultate e kanë nxitur profesorin Gleeson, të planifikoj një studim tjetër të cilin mendon ta realizoj tek 100 persona për të konstatuar nëse ia vlejnë rezultatet e para të studimit në njerëz që nuk kanë përfunduar në spital – përkatësisht për ata që kanë pasur simptoma më të buta.
Gleeson planifikon të punojë me mjekët e të njëjtës fushë, me qëllim që të studiojë më shumë njerëzit e infektuar të moshave të ndryshme. Qëllimi i tij është zbulimi i “ngjarjeve dhe dëmet në mushkëri”. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...