Nuk respektuan distancën, ndërpritet shpërndarja e vaksinës sezonale në Qendrën Familjare në Prishtinë

12:05 | 1 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në të gjitha komunat e Kosovës, sot kanë nisur  të dhurohen falas vaksinat kundër gripit sezonal.

Radhë të gjata të qytetarëve që presin për të marrë këtë vaksinë janë parë sot  para Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, raporton arbresh.info.

Janë të moshuarit ata që po presin ta marrin këtë vaksinë, e cila do të jetë një ndihmesë për ta, pikërisht për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Për shkak të interesimit të madh për t’u vaksinuar është dashur edhe intervenimi i njësiteve të Policisë së Kosovës, për të mbajtur rend dhe rregull.

Megjithatë, shpërndarja e vaksinave për gripin sezonal u ndërpre, për të vazhduar nesër.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dje ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal.

“Me 165.000 vaksinat e para do të imunizohen grupet më të rrezikuara në shtetin tonë, raporton Arbresh.info.

Zemaj, kishte deklaruar se MSH është në proces të sigurimit edhe të 50.000 vaksinave të tjera me çka arrijmë të ngrisim për 100 për qind numrin e vaksinave krahasuar me vitin paraprak./arbresh.info/

qendra familjare prishtine

Të ngjashme