Kanosi farmacisten në vendin e punës, arrestohet i dyshuari

09:38 | 1 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Një i dyshuar mashkull shqiptar shtetas i huaj, ka kanosur një femër në vendin e punës.

Personi në fjalë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 30.11.2020 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare, e cila ishte në vendin e punës në barnatore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme