Mos i lani duart me ujë të ngrohtë, ai heq shtresën e lipideve, përkatësisht yndyrat të cilat lëkurës ia japin butësinë
Edhe uji i ftohtë njësoj mirë i lanë duart, pa marrë parasysh temperaturën e ujit, është me rëndësi të jetë i pastër – ka komentuar mjeku Michael Joshua Hendrix për Yahoo, transmeton Telegrafi.
Nëse përdorni xhel antibakterial, mjeku propozon atë me ekstrakte siç janë aloe vera, vajra esencialë, kamomili apo ndonjë përbërës tjetër bimor, i cili do ta kurojë lëkurën, pasi që ato formula fuqishëm thajnë.
Do të duhej pas çdo larjeje edhe dezinfektimi duart t’i lyeni me krem.
Në të vërtetë, këto mjete dobësojnë barrierën natyrale të lëkurës, ndërsa formula e hidratimit do t’i kthejë në gjendje më të butë dhe më të shëndetshme.
Ndërgishtat tanë janë veçanërisht të ndjeshëm, sepse në ditët e larjes së duarve ato plasariten më shumë, thahen dhe humbin funksionin e tyre origjinal, që është mbrojtja natyrale e thonjve.
Ndërgishtat kanë nevojë për më shumë kujdes, kushtoni vëmendje masazhit me krem në ato vende.
Gjithashtu, rekomandimi është që të mos i prisni, por t’i “shtyni” me një shkopth druri.
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...