Pavarësisht problemeve që kanë kaluar, kjo javë do të jetë e mbushur plot me surpriza. Disa nga shenjat do të jenë më me fat se të tjerat pasi disa ndryshime energjike i presin.
Dashi
Sfondi juaj emocional ju shqetëson dhe tani është një kohë e mirë për t’u marrë me autokritikë. Këto ditë janë të përshtatshme për të qenë më optimistë dhe për të marrë disa vendime serioze që do t’ju ndihmojnë në jetën tuaj. Fati do të jetë në anën tuaj, prandaj shfrytëzoni maksimalisht çdo mundësi që ju del përpara.
Demi
Ndoshta jeni duke rimenduar disa nga qëllimet tuaja afatgjata. Edhe pse mund të jeni të irrituar, nuk ka pse të hiqni dorë. Gabimet tuaja mund t’ju bëjnë të mësoni. Mos prisni që të jeni perfekt që në fillim. Mënyra më e mirë e veprimit është që të mësoni nga njerëz që janë të suksesshëm.
Binjakët
Mund të jetë e pamundur të udhëtosh në një vijë të drejtë këtë javë. Vetëm kur mendoni se jeni në rrugën e duhur, humbisni përsëri. Asnjëherë nuk është komode të lëvizësh pa “hartë”, por a e keni menduar se të humbasësh është mënyra e vetme për të gjetur vetveten. Lëreni nevojën për garanci. Magji mund të ndodhë atëherë kur nuk e prisni.
Gaforrja
Ndonjëherë duhet vetëm të ktheheni për t’u siguruar e diçka ka mbaruar. Sidoqoftë, sigurohuni që të mos përqendroheni as shumë në të kaluarën, sa të mos humbisni të ardhmen. Jini të rrethuar nga mundësi të reja, prandaj kushtojini vëmendje dhe qëndroni të hapur ndaj asaj që ju ofrohet.
Luani
Jeni gati të ndiqni një vizion të ri, që do t’ju largojë nga monotonia. Përvoja e jetës do të jetë themeli mbi të cilin do të ndërtoni projektet tuaja të ardhshme. Të premten dhe të shtunën, udhëtimi do t’ju ofrojnë disa mundësi të rëndësishme. Sigurohuni që të rrethoheni me njerëz dhe planifikoni takime të rëndësishme./lexo/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...