Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka mohuar se ky subjekt të cilin ai e përfaqëson, është përgjegjës për turmat e së dielës mbrëma në Komunën e Podujevës, ku po festohej për rezultatin që nxori fitues kandidatin e tyre.
Uka u shpreh në Klan Kosova se kjo përgjegjësi iu takon institucioneve të cilat sipas tij drejtohen nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
”Ne në radhë të parë duhet ta shohim gjithë procesin dhe jo vetëm aktin e fundit që ka ndodhur në Podujevë”.
”Duhet ta kemi parasysh që VV në asnjë rast në ditën e djeshme nuk ka bërë ftesë që qytetarët të mblidhen e të festojnë për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje. Po të kishte ftesë të Lëvizjes Vetëvendosje, ai numër do të ishte shumë më i madh. Nuk ka pasur asnjë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për një tubim të tillë”.
”Në rastin kur dështojnë institucionet e rendit dhe ligjit të cilat kontrollohen nga LDK, ne nuk mund të japim përgjegjësi për mbledhjen e qytetarëve nëpër sheshe. Por japim shembullin më të mirë kur kërkojmë që të shpërndahen siç ka bërë Kurti në këtë rast”.
Pse nuk ua rekomandove partisë tuaj, që paraprakisht ta bënin një njoftim që njerëzit të mos mblidhen për shkak të situatës me COVID-19?
”Në komunikimin e parë që ka ndodhur nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkesa ka qenë e qartë që ”qytetarët të shpërndahen, menjëherë pas përfundimit të fjalimit”’‘.
”Por po e ripotencoj që po të kishte një sundim të mirëfilltë të rendit dhe ligjit, po të ishin ata që kontrollohen nga Ministri i Brendshëm (Agim Veliu) që e kemi aktualisht dhe që mbrëmë ishte i nxënë me punë të tjera në Komunën e Podujevës, pra po të funksiononte gjithçka në rregull, qytetarët fare nuk do të mblidheshin në shesh”.
”Por dështimi i funksionimit të kësaj hallke, na bën të shohim pamje të tilla. Inspektorati nuk iu jep përgjegjësi Lëvizjes Vetëvendosje, por iu jep përgjegjësi këtyre institucioneve dhe liderëve që po përmendi”.
”E kuptoj që mund të jetë një faturim të tillë për Lëvizjen Vetëvendosje, por thirrja ka qenë e qartë që të shpërndahet e gjithë turma”.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...