Google ADS

Eqrem Kryeziu reagon pas humbjes së LDK-së në Podujevë

00:05 | 1 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, me një thënie të Konfucit, ka kritikuar kryetarin Isa Mustafa për humbjen e zgjedhjeve lokale në Podujevë.

“Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët, kurse njeriu fisnik fajëson veten. E ka thënë Konfuci, jo unë.”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

LDK humbi zgjedhjet e parakohshme lokale në Podujevë pa balotazh. Ishte hera e parë në 20 vite që LDK humbi këtë komunë që tradicionalisht ka qenë bastion i këtij subjekti.

Fitues i zgjedhjeve ishte një ish-anëtar i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, por që tani garoi me subjektin VV.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme