Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se ai i propozoi Presidentit të sapozgjedhur Amerikan Joseph Biden të vinte në samitin e Aleancës në Bruksel.
“Unë e ftova Biden që të marrë pjesë në samitin e NATO-s në fillimin e vitit të ardhshëm për të diskutuar tema të rëndësishme dhe për të marrë vendime, duke përfshirë qëndrimin ose tërheqjen e forcave të Aleancës në Afganistan,” u tha Stoltenberg gazetarëve, duke shtuar se një datë për samitin ende nuk është caktuar, transmeton portal arbresh.info
Institucionet në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të NATO-së
Presidenti amerikan në largim Donald Trump ka vendosur të zvogëlojë kontigjentin amerikan si pjesë e misionit të NATO-s në Afganistan. Tani ekzistojnë 11,000 trupa të Aleancës, gjysma e të cilëve janë jo-amerikanë.
“Misioni do të vazhdojë pavarësisht tërheqjes së forcave amerikane dhe zvogëlimit të pranisë amerikane në Afganistan. Vendime të ashpra do të duhet të merren në 2021 nëse Talibanët nuk respektojnë detyrimet e tyre,” tha Stoltenberg.
Sipas tij, Biden është një ‘mbështetës i madh i NATO-s’ dhe e njeh mirë organizatën.
“Zgjedhja e Biden është një gjë e mirë për ne”, tha Stoltenberg, duke aluduar në vështirësitë që NATO hasi gjatë administratës Trump./arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...