Komisioni i përbashkët për histori i Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të ketë të paktën një anëtar i përkatësisë etnike shqiptare.
Historiani Zejni Mazllami në emisionin Click Plus tha se në këto bisedime duhet të kërkohet edhe pjesa shqiptare e historisë.
“Në histori ne duhet ta kërkojmë pjesën tonë, të trajtohemi si palë. Deri sot nuk e kemi kërkuar, por ne duhet ta kërkojmë pjesën tonë, të paktën të jemi pjesë e bisedimeve për historinë e politikës, ndërsa identiteti është probleme i dy palëve”, tha Mazllami.
Historiani Naser Miftari theksoi se shqiptarët janë qytetarë të këtij vendi dhe se duhet të përfshihen në proceset që ndodhin në shtet.
Edhe opozita shqiptare kërkon rishikimin e librave ku në komision do të ketë shqiptarë.
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë