Humbja e pozitës së kryetarit të Komunës së Podujevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shtuar dyshimet se kjo parti politike do të mund të udhëheq deri në fund të mandatit të qeverisë aktuale.
Një marrëveshje e re për riformatimin e qeverisë apo zgjedhjet e parakohshme, po shihen si opsione reale.
Analisti Fitim Salihu thotë se humbja e pushtetit në komunën e Podujevës për LDK-në, është rezultat i keqqeverisjes, ndonëse nuk i përjashton zgjedhjet e reja as në nivel qendror.
“Kjo është votë proteste dhe revolte ndaj keqqeverisjes 20 vjeçare të LDK-së. Irritimi ka qenë aq i lartë sa që qytetarët kanë pranuar ta votojnë edhe një figurë politike që ka qenë dy dekada në LDK e të mos e votojnë drejtpërdrejt LDK-në. Tani kur LDK-ja ka humbur bastionin e saj kryesor dhe nuk po i gjen numrat zgjedhjet duken të pashmangshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Fitim Salihu.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se tek votuesit e rinj po vërehet një tendencë e votës kundër elitës aktuale. Ndërsa për fatin e Qeverisë ai thotë se po duket e vështirë gjetja e një zgjidhje brenda koalicionit.
“Nuk mund të vazhdohet me këtë mënyrë të funksionimit të Kuvendit përkatësisht qeverisë pasi që nuk po mund të kalohen as projektligjet më të thjeshta në Kuvend tregon pafuqinë e ekzekutivit për të adresuar kërkesat e qytetarëve. Duhet të shihet opsioni i zgjerimit të qeverisë e që lidhet edhe me zgjedhjen e presidentit pasi që nuk mund të ketë Kuvend edhe për një kohë të gjatë nëse subjektet nuk dakordohen për të zgjedhur presidentin”, deklaroi Eugen Cakolli.
Ligji për Rimëkëmbje ekonomike, ka sfiduar qeverinë, ndërkohë që me muaj është në procedurën e miratimit në Kuvend. Por, ishte kryeministri Avdullah Hoti, që është zotuar publikisht se gjatë kësaj jave ky ligj do të votohet.
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...