Google ADS

Mblidhet LDK-ja, diskutojnë për postin e Presidentit, reformën e brendshme e zgjerimi e qeverisë

15:31 | 30 Nëntor 2020
Arbresh.info

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur sot me ftesën e kryetarin të LDK-së, Isa Mustafës.

Arbresh.info, mëson se në takim  është diskutuar edhe për postin e Presidentit dhe për përfshirjen e mundshëm të PDK-së, në qeveri.

Në këtë mbledhje i pranishëm ishte edhe kryeministri, Avdullah Hoti, e zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

“Në këtë mbledhje është diskutuar për situatën politike në vend. Duke nisur nga mundësinë e zgjerimit të koalicionit e deri tek humbja e zgjedhjen në Podujevë dhe masat që duhet të i marr LDK-ja, si parti që mos të përsëriten rezultatet edhe në komunat e tjera në zgjedhjet e ardhshme lokale qe nuk janë larg”, ka thënë ky burim.

Tutje ne takim është diskutuar edhe emrat potencial dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin e ardhshëm./Arbresh.info/

 

Pas humbjes së LDK-së në Podujevë, Isa Mustafa mbledh deputetët

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme