Ndaj Osasunas Lionel Messi u rikthye te goli në La Liga, një gol i bukur nga distanca, të cilin ylli argjentinas ia dedikoi bashkëkombasit të tij Diego Armando Maradona, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
Pas golit “Pleshti” hoqi fanellën e Barcelonës për të treguar një tjetër të veshur nga Maradona te Newell’si, klubi ku edhe Messi hodhi hapat e tij të parë në fushën e blertë.
Për këtë gjest Messi është gjobitur nga La Liga me 3 mijë euro, sepse rregullat e sponsorimit përcaktojnë qartë se nuk duhet të zbulosh emra kompanish apo logo jashtë La Ligas.
Messi e bëri këtë dhe duhet të paguajë gjobën modeste, e cila ka ngjallur edhe indicie për shaka në rrjetet sociale.
Paga e Messit në javë është 565 mijë euro dhe në një llogari të thjeshtë kapiteni i Barçës e paguan atë për 12.7 minuta, që mund të jetë koha kur ai shkon në tualet në mëngjes.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit