Vetëvendosje si forcë politike po e dëshmon se do të shihet si zgjidhja e vetme për qytetarët, edhe ata që për më shumë se 10 vjet kanë shmangur daljen nëpër procese elektorale.
Tani, apo në pranverë, kurdo që do të lind domosdoshmëria e një procesi të jashtëzakonshëm elektoral, Vetëvendosje po duket se ka ngjallë secilin votues, brenda e jashtë vendit.
Akumulimi i pakënaqësive ndaj politikave korruptive, dhe të pafavorshme në secilin sektorë ka mobilizuar elektoratin t’i thotë “jo” secilit personalitet, qoftë edhe intelektual i dëshmuar.
Do t’i thuhet “po” secilit individ të Vetëvendosjes, pavarësisht përvojës apo përgatitjes intelektuale, vetëm për të çrrënjosur “lluksin” e tepruar të trashëgimit të pushtetit herë te Lidhja Demokratike e Kosovës, e herë tek Partia Demokratike e Kosovës.
Këto dy të fundit nëse nuk e duan një humbje tani, do ta kenë edhe më të thellë në pranverë, në kohën kur do të arrij të mobilizojë struktura të reja Vjosa Omsani, përmes iniciativës së saj.
Këto lëvizje politike do të bëjnë revolucion, rezultate që Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin do ta nxjerrnin shumicë fituese, duke u bëri njëri President, e tjetri Kryeministër.
Mund të shmanget ky “skenar”, nëse PDK-ja do t’i bashkohej qeverisë për ta dërguar mandatin qeverisës deri në fund dhe nëse partitë politike, pa Vetëvendosjen, do ta mbështetnin për president liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në “tabelën e shahut” rolin kyç në këtë mes e ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Është momenti i fundit kur Haradinaj, mund të kushtëzojë partitë, ose të mbështesë Vetëvendosjen për rrëzimin e Qeverisë duke e përkrahur edhe disa emra konkretë të partive tjera, shto këtu edhe pakicat e Listën Serbe.
LDK-ja u degradua edhe më shumë në këtë kohë pandemie, pavarësisht se në fillim u pa si shpresë e vetme nga sektori i ekonomisë, meqë udhëhiqet nga akademikë që vijnë nga kjo fushë. Strategjitë që dëmtuan bizneset pa kompensime e fundosën si parti gjatë pandemisë. Mbylljet në orën 19:00 përveç se shihen edhe më të dëmshme për bizneset, ato nuk po tregojnë rezultat as në zvogëlimin e numrit të infektuarve. Një mbyllje në orën 22:00 do të ishte shumë më e shëndoshë, sikurse që e aplikon Shqipëria, meqë do të shkaktonte shpërndarje më të ngadalshme, dhe nuk do të prodhonte grumbullime. Jemi dëshmitarë, çdo ditë, të fluksit të njerëzve nga ora 17:00.
PDK-ja përveçse pa lider, është tërësisht pasive sa i përket angazhimit popullor, duke u mjaftuar me “zhurma” në foltore të Kuvendit. Një “infizion” që do t’i jepte qeverisë aktuale, do ta ndihmonte edhe vetë PDK-në për të rishqyrtuar strategjinë politike, duke ju kthyer popullit dhe nevojave të tyre. Gjykata Speciale sado pak ka ringjallur elektoratin e kësaj partie, por do t’i mbetet të kaluarës, nëse nuk arrin të dëshmojë shpresë për mbijetesë të demokracisë.
Partitë e vogla e kanë mundësinë të riorientojnë po ashtu politikat e tyre. Nëse tash vendosin të mbajnë gjallë qeverinë, do të humbin përgjithmonë në çfarëdo procesi elektoral që mund të pasojë nga zhvillimit e paqëndrueshme politike.
Në mesin e këtij kaosi politik, Kosova po vazhdon të mbetet pa “Zot” shpije, duke rrezikuar çdo ditë e më tepër shtetësinë. Shpresë nuk ka derisa mbetemi me u.d të Presidentit, me Kuvend jofunksional, me qeveri pa legjitimitet, me sundim të mangët të ligjit, pa politikë të jashtme në mungesë të ambasadorëve në qendrat më të mëdha perëndimore.
(Elvinë Sefiu është kryeredaktore në portalin arbresh.info dhe për më shumë se dhjetë vjet ka punuar në medie si gazetare dhe redaktore.)
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...