Në shumë komuna të Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jashari, që kjo e hënë të jetë ditë pushimi.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahaman Jasharaj ka thënë se janë duke mbledhur informacione nga tereni por ai ka thënë se pret që të respektohet vendimi i tyre, sepse siç thotë nuk është marrë kokë në vete.
“Për momentin kemi raportet nga disa komuna. Ajo që dimë deri më tani është se vendimi i SBASHK-ut është duke u respektuar. Raportet tregojnë se në Suharekë, Hanin e Elezit, Rahovec, Kamenicë, Gjilan, Kaçanik e Novëbërdë dhe Dragash pjesërisht po respektohet vendimi që sot të jetë ditë pushimi. Në Prishtinë janë hapur dyert e shkollave por vërehet prani e vogël e numrit të nxënësve dhe mësimdhënësve. Jemi në pritje të raporteve nga të gjitha komunat dhe shkollat e Kosovës dhe shpejt do dalim me informacion”, ka thënë Jashari për arbresh.info
arbresh.info ka kontaktuar edhe Ministrinë e Arsimit për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështje, por nuk janë përgjigjur.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës tha të premten se të hënën do të punohet dhe nuk do të pushohet për shkak të festës së 28 Nëntorit. Këtë thirrje e ka kundërshtuar SBASHK-u që nga fillimi pasi që sipas tij në kalendarin e MASHT-it sot është ditë pushimi./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kjo shkollë e Prishtinës respekton vendimin e SBASHK’ut, nuk mbajnë mësim – Arbresh.info
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...