Arsenali nuk po bëhet asesi rehat me repartin e mbrojtjes.
Skuadra londineze vazhdon të vuaj në repartin defensivë dhe trajneri Mikel Arteta ka kërkuar të përforcohet në atë pozitë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mbrojtësi francez i RB Leipzig, Ibrahima Konate është në listën e dëshirave të Arsenalit.
Gjiganti anglez po e sheh talentin francez si zgjidhjen e problemeve në mbrojtje.
Lajmet e fundit që vijnë nga Anglia dhe Gjermania, raportojnë se Arsenal po përgatitë një ofertë zyrtare për mbrojtësin.
Topçinjtë janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për Konaten si dhe ta dërgojnë në Leipzig si huazim për një vit e gjysmë mbrojtësin e tyre të ri William Saliba.
Arsenali pritet që së shpejti ta dërgojë këtë ofertë, e që duket se është e kënaqshme për klubin gjerman.
21-vjecçari ka kontratë me Leipzigun deri në verën e vitit 2023, teksa deri më tani ka luajtur në tetë ndeshje ku ka shënuar një gol.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...