Dardan Sejdiu e uron Bulliqin dhe kërkon zgjedhje të reja nacionale

01:10 | 30 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Ish- deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu i cili e kishte braktisur partinë e drejtuar nga Kurti, e ka uruar Bulliqin për fitoren në Podujevë.

Ai ka kërkuar tash mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, shkruan Blic, transmeton portali arbresh.info

“Rezultati në Podujevë tregon që zgjedhjet edhe në nivel nacional janë të domosdoshme!”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë.

Rezultati në Podujevë tregon që zgjedhjet edhe në nivel nacional janë të domosdoshme!

Të ngjashme