Kryetari i ardhshëm i Podujevës “kursimtar” i madh, 43 mijë euro në bankë

00:43 | 30 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Kandidati i LVV-së, Shpejtim Bulliqi pritet të jetë kryetari i ri i komunës së Podujevës pas fitores që ka shënuar në zgjedhjet e 29 nëntorit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.

Bulliqi, dikur pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes së cilës edhe u bë deputet më 2014 me 8 mijë e 859 vota, u largua nga kjo parti pas mospajtimeve që i pati me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, gjatë qeverisjes së LDK-së rreth demarkacionit me Malin e Zi.

Në gusht të 2019-ës, Bulliqi njoftoi për largimin e tij nga LDK-ja, ku pas pak iu bashkua LVV-së, me të cilën ishte futur në listë për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai në zgjedhjet e 6 tetorit kishte siguruar ulësen e deputetit pasi mori mbi 10 mijë vota.

Por, cila është pasura e deklaruar nga Bulliqi?

Në fillim të këtij viti, Bulliqi ashtu siç e obligon ligji kishte deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Bulliqi ka deklaruar se merr tri paga: përvec pagës si deputet, ai merr pagë edhe nga Qeveria e Kosovës dhe nga Universiteti i Prishtinës ku është ligjerues, ku të ardhurat e tij vjetore kalojnë shifrën e mbi 16 mijë eurove, shkruan Zeri.info.

Nga pasuria e palujtshme, Bulliqi ka një shtëpi në vlerë 120 mijë euro dhe tokë të përbashkët 30 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij është pronare e një banese 56 mijë euro të cilën sipas deklarimit e ka blerë nga kursimet në vitin 2015.

Të paketën deri në jaran të vitit 2020 kur ka deklaruar pasurinë, kryetari i ri i Podujevës ka vozitur një veturë “Golf V” të cilën e ka vlerëusar jo më shumë se 4 mijë euro, kurse bashkëshortja e tij e cila punon në QKMF-në e Podujevës, vozit një veturë më të shtrenjt të tipit “Ford” e që kushton 7 mijë euro.

Sa i përket kursimeve, çifti Bulliqi janë treguar mjaft kursimtarë, pasi në dy banka ata kanë të deponuara hiç më pak se 43 mijë euro.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme