Google ADS

Turqi: Për të shtatën ditë me radhë shënohet numër rekord i vdekjeve nga koronavirusi

00:21 | 30 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Turqia ka regjistruar 185 vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara, një numër rekord për të shtatën ditë me rradhë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i rasteve të reja të koronavirusit, përfshirë ato asimptomatike, është 29,281, që është një rënie e lehtë krahasuar me ditën e shtunë, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info

​Koronavirusi në Shqipëri, 11 viktima dhe mbi 800 raste në 24 orët e fundit

Turqia ka raportuar vetëm raste simptomatike për katër muaj, por nga e mërkura ka raportuar edhe për rastet asimptomatike. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në mars është 13,558, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 607,628./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme