Vaji esencial i xhenxhefilit përdoret më së shpeshti për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit. Thjesht shtohet në ujë të nxehtë, koka mbulohet me një peshqir dhe thithet avulli. Sidoqoftë, ky vaj është i shkëlqyeshëm edhe për masazhin e trupit, veçanërisht për relaksim pas stresit të madh.
Vaji esencial i kësaj rrënje të shëndetshme mund të blihet në çdo dyqan të pajisur mirë, por gjithashtu mund të bëhet në shtëpi nga dy përbërës që do të gjeni në çdo dyqan – nga xhenxhefili dhe vaji i ullirit, transmeton portal arbresh.info
Si ta përdorni vajin e limonit për frymëmarrjen
Prisni xhenxhefilin së bashku me lëvozhgën, në mënyrë që të mbushni një filxhan. Pastaj hidhni një filxhan vaj ulliri në një enë nga zjarri dhe shtoni xhenxhefil. Vendoseni në furrë dhe lëreni për rreth dy orë në një temperaturë prej rreth 70 gradë.
Pastaj vendosni një garzë të pastër në një sitë dhe kullojeni vajin. Në fund, shtrydhni garzë me duar për të shtrydhur sa më shumë që të jetë e mundur. Hidhni vajin në kavanoz.
Mbani atë në një vend të errët dhe të freskët.
Ky vaj mund të përdoret deri në gjashtë muaj./arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...