Ky është deputeti që do ta zëvendësojë Shpejtim Bulliqin

22:15 | 29 Nëntor 2020
Arbresh.info

Pas fitores në zgjedhjet në Komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqi duhet ta lëshojë postin e Deputetit në Kuvendin e Kosovës.Vendin e tij pritet të zë, Taulant Kryeziu shkruan GazetaBlic.

Kryeziu është i pari në listën e pritjes dhe kjo ia mundëson që ai ta zë vendin e Bulliqit në Kuvendin e Kosovës.

Vlen të theksohet se në zgjedhjet në Kosovë – Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Shpejtim Bulliqin ka fituar me 51.64 %, pasuar nga LDK me Nexhmi Rudarin me 35.97 % dhe PDK, ku nga kjo parti garoi Naim Fetahu, që në këto zgjedhje mori 12.4 %./Arbresh.info/

Të ngjashme