Në një kohë që shifrat e rasteve me Covid-19 kanë qenë në trend rritës në prag të fundit të 2020, një nga pyetjet e shumta që shtrohet është edhe nëse do të ketë festime këtë dhjetor. Kjo në fakt, jo vetëm për impaktin ekonomik që do kishte një mbyllje afër blerjeve “të çmendura” festive, por edhe për shkak të rëndesës emocionale dhe psikologjisë së përgjithshme.
Mirëpo, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka shpallur tenderin për ndriçimin e Rrugës së Durrësit. Fondi i vënë në dispozicion është 7.1 milionë lekë, që do të shkojnë për blerjen e materialeve. Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik ka qëndruar i hapur deri në 23 nëntor, me një afat kohor ekzekutimi 10 ditë që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Kujtojmë se së fundmi, rruga e Durrësit është bërë me një një sens lëvizje, ndaj ky tender është zgjatim i projektit të mëparshëm.
Korsia e biçikletave godet bizneset
Ndalimi dhe kufizimi i lëvizjes së mjeteve në akset kryesore si në Rrugën e Durrësit, Qendër, Zogu 1 dhe shumë akse të tjera të rëndësishme, shoqëruar me problematika të theksuara të planifikimit dhe kontrollit kohor të zbatimit të investimeve publike dhe private, ka prekur ndjeshëm bizneset dhe mirëqenien e qytetarëve të Tiranës.
Gjendja paraqitet veçanërisht e vështirë me mbarimin e sezonit veror, duke sjellë kosto shtesë krejtësisht të paarsyeshme për bizneset. Kostot shtesë paraqiten në lëvizjen e puntorëve, furnizimet me mallra dhe shërbime, shpenzimet e karburantit, humbjen e klientelës, etj.
Konfindustria kërkon, që përpara çdo vendimi, lidhur me qarkullimin rrugor në kryeqytet, agjencitë përgjegjëse bashkiake duhet të vlerësojnë detyrimisht pasojat ekonomike, financiare dhe mjedisore shoqëruese për bizneset dhe qytetarët. Gjithashtu, është e domosdoshme, që masat e parashikuara, duhet të bëhen të ditura publikisht dhe jo të veprohet sipas politikës së “faktit të kryer”.
Projekti i Veliajt për korsi biçikletash “fundos” bizneset e Myslym Shyrit! Dhjetëra dyqane ndërpresin aktivitetin
Risjellim në vëmendje se Bashkia Tiranë lajmëroi në fund të muajit prill se ka përfshirë rrugën “Myslym Shyri” në projektin e saj për korsi biçikletash, i cili parashikon ngushtimin e rrugës së makinave dhe ndalimin e parkimit.
Shumë biznese në këtë rrugë kanë shpallur falimentimin, dhe shumë prej tyre kanë nxjerrë tabelën në hyrje të bizneset se japin ambientin me qira.
Këto biznese, që kanë ‘lulëzuar’ në këtë zonë pas vitit 2000, janë vënë përballë një rreziku të madh ekonomik, pasi projekti nga Bashkia e Tiranës i kthen në biznese lagjesh, të tkurrura, të ndara, të pafuqishme, që luftojnë për bukën e gojës.
Aksioni i policisë
Rrugoret e kryeqytetit, në një monitorim të dedikuar përgjatë 12 orëve, ndëshkojnë 120 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në rrugën “Myslym Shyri”, e cila shërben si një arterie kryesore për lidhjen e unazës së mesme me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.
“Duke qenë se rruga “Myslym Shyri” njihet si një nga rrugët më të rëndësishme për njësitë tregtare në kryeqytet, mbetet shqetësim i përditshëm parkimi i mjeteve në korsinë e lëvizjes, duke krijuar pengesa serioze në qarkullimin e mjeteve”, justifikohet policia.
“Duke konsideruar vështirësitë e lëvizjes, për shkak edhe të kantiereve të ndërtimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, shqetësimet dhe problematikat që adresohen herë pas here nga qytetarët, në lidhje me parkimet e gabuara, kryesisht ato në rresht të dytë, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur zbatimin e një plani veprimi”, njoftonte policia javën e kaluar.
Kjo nuk është hera e parë që Bashkia e Tiranës i ndërton korsitë e biçikletave pa standard të përcaktuar, pa respektuar plan-projektet e miratuara më parë dhe pa përfshirë banorët në vendimmarrje.
Vendimet e Veliajt për këtë çështje janë tepër të diskutuara, pasi kanë ngjallur polemika të shumta mbi mungesën e transparencës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...