Dje në ora 19:50, policia ka marrë informacionin se në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës, ka pasur një përleshje në mes të disa personave.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, me ç’ rast kanë ngritur dyshimet e bazuara se në këtë përleshje janë përfshirë gjashtë persona ku nga sulmet fizike dhe përdorimi i mjeteve të forta, lëndime trupore kanë pësuar disa prej tyre, njofton portali arbresh.info
Duke parë rrethanat në vendngjarje policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë veprimet e saja operative e hetimore, në përpjekje për të zbardhur dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Policia po ashtu ka bërë identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në rast.
K. R, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
B. M, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
M. P, mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
A. P, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
F. P, mashkull 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
Q. P, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Personat e dyshuar të sipër cekur pas arrestimit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme hetimore.
Ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tyre ësh iniciuar një hetim për rastin sulm dhe lëndim i lehtë trupor./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...