Që nga orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshme për të kontribuar në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë.
Në një njoftim për media u tha se marrë parasysh numrin e qendrave të votimit, policia ka angazhuar rreth 400 zyrtar policor me detyra specifike në këtë proces, duke mos llogaritur këtu edhe numrin e zyrtarëve të tjerë të angazhuar me detyra të përgjithshme në atë territor.
Dy qytetarë u shoqëruan në stacion policor, pasi dyshohet se fotografuan votën. Njëri prej tyre sipas raportimit të mëhershëm është mërgimtarë.
“Deri më tani kemi pranuar dy thirrje nga kryesuesja e qendrës së votimit në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Podujevë, për dy raste që ndërlidhen me dyshime për fotografimin e votës.Në të dyja rastet policia ka shoqëruar në stacionin policor personat ndaj të cilëve janë ngritur dyshimet e pretenduara me qëllim të ndriçimit të rrethanave.Ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë incident tjetër i cili ka kërkuar trajtim nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje u shtua se e gjithë infrastruktura policore e angazhuar në këtë proces me vëmendje të shtuar po monitoron rrjedhën e këtij procesi duke qenë e gatshme për të trajtuar gjithçka që kërkohet brenda autorizimeve dhe kompetencës sonë./Arbresh.info/
I vdiq bashkëshortja nga COVID-19 në mëngjes, por qytetari nga Podujeva del dhe voton
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt