Analistët ushtarakë të inteligjencës kanë shpenzuar shumë kohë duke shqyrtuar imazhe të panumërta nga burime të ndryshme, si dronët dhe sistemet për mbikëqyrje. Një program i automatizuar i zhvilluar nga neuroshkencëtari Anthony Ries mund të bëjë një proces të tillë shumë më të shpejtë. Ries punon në një hulumtim nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të quajtur “The MIND Lab”, që ka filluar testimin e një programi që mund të interpretoj valët e trurit, transmeton arbresh.info. Me pak fjalë, kjo mund të lexoj mendjen e njerëzve. Gjatë një testimi të fundit, ai mori një ushtar tek një EEG i lidhur me njërin nga kompjuterët e laboratorit dhe i kërkoi për të shikuar një numër imazhesh në ekran që ndizeshin çdo sekondë. Çdo imazh i përkiste njërës nga pesë kategoritë: anije, arusha panda, luleshtrydhe, flutura, dhe llambadar.
Kompjuteri zbuloi nga fundi i eksperimentit që ushtari zgjodhi të përqendrohej në imazhet që ishin nën kategorinë e anijeve. Kjo u bë e mundur duke marrë parasysh ndryshimet e valëve të trurit gjatë shfaqjes së subjekteve. Ushtari prodhoi një valë të dallueshme në tru në momentin kur ai shikoi në diçka që e konsideroi “relevante”, shkruan arbresh.info. Me kohë, analistët mund të përdorin sistemin për të shikuar imazhe të mëdha të prera në seksione të vogla, që njihen si çipa, për të gjetur më shpejtë artikujt e interesuar.
“Kurdo që ushtari apo analisti vëren diçka që ata e konsiderojnë të rëndësishme, kjo e sheh këtë si një përgjigjeje. Vetëm këta çipa që përmbajnë një funksion që është relevant tek ushtari gjatë kohës, p.sh një veturë, apo diçka e jashtëzakonshme, si dikush duke gërmuar nga një anë e rrugës, këtë gjëra shkaktojnë përgjigje si pasojë e njohjes së një gjëje të rëndësishme”, shpjegon neuroshkencëtari Ries, transmeton arbresh.info.
Tani, shkencëtarët planifikojnë të vazhdojnë përmirësimin e sistemit duke shtuar funksione të reja, përfshirë kontrollimin e syrit. Në fakt, ai tashmë ka testuar aftësitë në të njëjtën kohë duke i kërkuar një ushtari të luaj një video-lojë të thjeshtë tek një kompjuter. Subjekti ishte udhëzuar për të goditur një flluskë tek një grumbull flluskash me ngjyrë të njëjtë duke lëvizur kokërdhokun e syrit, që rezultoi i suksesshëm.
“Një gjë tjetër që e kemi bërë në vend që t’i shfaqemi imazhe njerëzve në qendër të ekranit është ndjekja e syrit për të kuptuar kur ata fiksohen në një rajon të veçantë të një hapësire. Ne mund të ekstraktojmë sinjalin neural gjatë kohës tek fiksimi për të shikuar për një shënjestër të ngjashme që i përgjigjet sinjalit. Në vend të kësaj, ju mund të prezantoni një imazh dhe analistët në mënyrë manuale mund të skanojnë atë dhe kudo që ata fiksohen në një artikuj të interesuar, ajo pjesë e hapësirë mund të veçohet./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...