Google ADS

Tetë vjet pas lirimit të tij nga Haga, Haradinaj: Besoj në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës

14:48 | 29 Nëntor 2020
L G

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar tetë vjetorin e lirimit të tij si i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se tetë vjet më parë u dëshmuar për herë të dytë pastërtia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), raporton arbresh.info.

“Tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e imja dhe bashkëluftëtarëve të mi. Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n”, ka shkruar Haradinaj.

Ai, beson shumë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij, që aktualisht po akuzohen nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë.

“Andaj, besoj në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen.Historia shkruhet vetëm një herë”, është shprehur Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme