KE: Qëndrimi për Fondin e Rimëkëmbjes nuk ndryshon

14:40 | 29 Nëntor 2020
Arbresh.info

Qëndrimi i Komisionit Evropian për kushtet e shtetit të së drejtës nuk ndryshon, theksoi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, për ata që kërkojnë reagime pas takimit të drejtuesve të Polonisë dhe Hungarisë, të cilët përsëritën veton e tyre mbi buxhetin e BE dhe fondin e rimëkëmbjes.

Ashtu si presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ai shpjegoi në seancën plenare të Parlamentit Evropian, se mekanizmi korrespondon me marrëveshjen e korrikut.

“Ne mendojmë se është një mekanizëm që përqendrohet në mbrojtjen e buxhetit evropian dhe që garanton një aplikim të drejtë dhe objektiv”, shtoi ai.

“Për më tepër, çdo vendim i marrë mund të sillet në vëmendjen e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”, nënvizoi Mamer./ATSh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme