Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë vizitës së tij të djeshme në Prilep, tha se festat në shtëpi dhe grupimet ishin arsyeja kryesore që gjatë valës së parë u përkeqësua gjendje epidemiologjike dhe ju bëri thirrje qytetarëve që mos lejohet sërish një gjë e tillë.
Qytetarët duhet të jenë maksimalisht të përgjegjshëm dhe duhet t’i respektojnë masat për mbrojtje që i sollën në fillim të muajit nëntor.
Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, me ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, ndalohet grupimi i më shumë se katër personave në hapësira publike, përkatësisht parqe, hapësira publike apo në hapësira të hapura gjatë gjithë ditës.
“Duhet të mbahet maska në hapësira të hapura, si dhe mbajtja e higjienës personale, pastrimi i duarve me sapun apo mjete për dezinfektim, dhe mbajtja e largësisë fizike “, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore