Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit ndalohet personi që fotografoi votën e tij

14:03 | 29 Nëntor 2020
L G

Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit është ndaluar personi i dyshuar, i cili pretendohet se ka fotografuar votën e tij në shkollën “Isa Boletini”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, personi i dyshuar është shoqëruar në polici për intervistim, raporton arbresh.info.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se menjëherë pas marrjes së informatës se një person ka fotografuar votën e tij në vendvotimin nr. 1824 E, në shkollën “Isa Boletini”, Prokurori i Shtetit, ka dhënë urdhër që personi i njëjtë duhet të shoqërohet në Polici për tu intervistuar, si dhe që të verifikohen pretendimet e tilla lidhur me këtë gjë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Të ngjashme