VV dorëzon ankesë në PZAP për Goran Rakiqin dhe Listën Serbe

13:22 | 29 Nëntor 2020
V. S.

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në PZAP për Goran Rakiqin dhe Listën Serbe.

Kandidati për kryetar në Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq përmes një postimi ka lajmëruar se Zyrtarët ligjor të LVV-së kanë dorëzuar një ankesë ndaj Goran Rakiqit pasi ky i fundit pasi votoj, para mediave kërkoj të votohet Lista Serbe.

Postimi i plotë:

REAGIM

Shkelësit e ligjit nuk mund të qeverisin, ata që nuk njohin ligjet nuk sigurojnë zbatimin e tyre!

Ata që i drejtohen Republikës së Kosovës me ‘’Kosovo i Metohija’’ nuk mund të përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi.

Kryetari i listës serbe, që njëherësh është zëvendës kryeministër, Goran Rakiq ka bërë thirrje të votohet Lista Serbe, duke thyer kështu ligjin për zgjedhje dhe heshtjen zgjedhore, ndërkohë kandidati për kryetar të veriut Radejoviq ka bërë një deklaratë që është në kundërshtim me ligjet në Kosovë, duke mohuar shtetësinë tonë dhe duke ofenduar qytetarët e pjesës veriore!

Zyrtarët tonë ligjor kanë dorëzuar ankesën për shkeljen e heshtjes zgjedhore në PZAP./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme