Në shënimin e 28 Nëntorit, gjatë së shtunës në Prizren u inauguruar shtatorja e bronztë e Gjergj Kastriotit Skënderbeu.
Por pati kritika për mënyrën se si është punuar shtatorja e “Skënderbeut”.
E kritika po vijnë edhe nga Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha.
Reagimi i plotë:
Vërtet e kamë inicuar vendosjen e shtatores së heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriot – Skënderbeu në Prizren, sepse kemi menduar dhe vazhdojm të mendojm se Skëndërbe i bënë nderë Prizrenit si kryeqytet shpërtëror i shqiptarëve dhe gjithë shqiptarëve kuto që jetojnë.
Mirpo nuk kamë besuar se shtatorja e Skendërbeut bëhet sa për t’u bërë, pa kurrfar vlere artistike!
Shtatoret që jetësojn figurat më të mëdha kombëtare, si ajo e Skëndërbeut dhe kom. Adem Jasharit që u vendosën në Prizren, nuk duhet të lejohen të bëhen nga “tugjarë” politik, për llogari të politikës ditore, ose ata që i kanë bërë tashmë duhet të japin llogari…
Pushtetarët në Prizren duhet ta dijnë se nuk bëhen “patriota” duke bërë “turr” pasë vendosjeve të shtatoreve të heronjëve pa asnjë vlere artistike, por duke punuar për shtet dhe vlera të mirëfillta./arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...