Edhe ky nëntor kullat e sakrificës së familjes Jashari i gjen të pa mbrojtura nga dora e shtetit .
Shtëpitë të cilat mezi qëndrojnë në këmbe, tregojnë për gjendjen në të cilën ndodhet Kompleksi i familjes Jashari në Prekaz.
Qeveria e Kosovës ndonëse e kishte në plan restaurimi e tyre, nuk e realizoi.
Sefer Jashari banori i Prekazit, shtëpinë e të cilit e ndan vetëm rruga më kullën e Jasharajve, thotë se është turp për qeverinë e Kosovës që i kanë lënë në këtë gjendje këtë vend.
“Me i lënë që këtë vende kështu është tmerr për qeverinë. Nëse e dinë çka është marrja ata kanë bërë këtë marre qysh e kanë lanë këtë vende. Me miliona njerëz vinë këtu dhe kur e shkojnë të kompleksi duhet të ruhen se mos pi bie diçka në kokë”.
E ata që kanë marr rrugën nga Maqedonia Veriore vetëm që të vizitojnë këtë tempull të rezistencës, shprehen të habitur se si është lenë në harrese një monument i tillë.
Sami Tahiri- Vizitor nga Maqedonia Veriore
“Kemi ardhur për herë të parë për të vizituar këtë vend. Qeveria do të duhej të investonte këtu”.
Më të njëjtën entuziazëm, por jo për herë të parë në vigjilje të 28 nëntorit ky vend ka vizitorë edhe ka Kumanova
Isen Hasipi- Vizitor nga Kumanova
“ Kemi dal nga Kosova dhe sa here vijmë në Kosovë e vizitojmë këtë vende. Me këtë punë duhet më u marr institucionet e Kosovës”.
Në këtë vend me 5,6 dhe 7 të vitit 1998 u zhvillua beteja e lavdishme e familjes Jashari ku forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e Adem Jasharit për tri ditë e dy net, Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 56 anëtarët e familjes së tij. Ai mban titullin “Komandanti Legjendar i UÇK-së”, titulli “Hero i Kosovës” që ju dha atij në vitin 2008 nga kryeministri i Kosovës.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...