Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se edhe përkundër që javën e fundit ka pas rënie të numri të rasteve me COVID-19, situata në këtë komunë vazhdon të jetë alarmante.
Ai ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore meqë ato janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit.
“#Dita265. Përkundër që javën e fundit kemi ulje të rasteve dhe më shumë të shëruar, situata në Gjilan vazhdon të jetë alarmante. Ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit”, ka shkruar Haziri.
Haziri ka ritheksuar se vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara.
“Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Përkundër traditës dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjtë dhe familjarët”, ka shkruar Haziri.
Ndërkohë që ai shkruan edhe se gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6573 të testuar, 2562 kanë rezultuar pozitivë, 2115 janë shëruar, 73 qytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19, 374 raste aktive, 65 në hospitalizim dhe 143 mostra në pritje. /Telegrafi/
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...