Doli për të blerë barna në ora 21:15, hajni tenton ta plaçkit një grua në Prishtinë

11:06 | 29 Nëntor 2020
L G

Një person është arrestuar nën dyshimin për tentim plaçkitje të një gruaje në Prishtinë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje (28 nëntor) në rrugën Bill Klinton, derisa viktima ishte duke u kthyer për në banesën e saj rreth orës 21:15, raporton arbresh.info.

“Me datë 28.11.2020, rreth orës 21:15, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rr. “Bill Klinton” në Prishtinë ka ndodhur një tentim grabitje. Njësia kompetente e stacionit policor Jugu në Prishtinë ka dal në vendin e ngjarjes dhe pas kontaktimit të viktimës f/k (viti i lindjes 1985), janë marr informatat se; viktima kishte qenë në një barnatore për t’i blerë disa barna dhe duke u kthyer për në banesë ishte sulmuar nga një person, i cili kishte tentuar t’ia marr telefonin dhe qantën e krahut, përderisa ajo ka rezistuar dhe ka kërkuar ndihmë, i dyshuari e kishte shtyrë viktimën dhe ka ikur nga aty”, thuhet në njoftim.

Njësitet policor pas pranimit të informacioneve relevante kanë ndërmarr veprime të shpejta operative dhe profesionale duke iu vënë në ndjekje të dyshuarit, dhe të njëjtin kanë arrit ta kapin (arrestojnë) në afërsi të ndërtesës së “Iber Lepenc”.

“Policia pas arrestimit ka arritur ta identifikoi të dyshuarin e arrestuar mashkull (viti i lindjes1994) me shtetësi të huaj, dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar, i njëjti është derguar në qendër të mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore”, bënë të ditur policia.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe veprime rigoroze ligjore do të ndermerren ndaj të gjithë atyre që bien në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në vend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme