Google ADS

Afrikë, shënohen 2,16 milionë raste me COVID-19

09:10 | 29 Nëntor 2020
Arbresh.info

Gjithsej 2.163.810 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, pasi në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 13.398 persona, sipas faqes së internetit “Worldometer”.

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 160 mijë.

Gjithsej 2.163.810 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, pasi në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 13.398 persona, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 51.589, me një rritje prej 230 viktimash në 24 orët e fundit.

Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 21.439 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.621 dhe Maroku me 5.739.

Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 785.139 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 349.688 raste dhe Egjipti me 115.183.

Deri më tani, 1.825.367 persona të infektuar janë shëruar./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme