Përpos krizës ekonomike të krijuar nga pandemia, xhepi i fermerëve kosovar po varfërohet edhe nga kërkesat “të panevojshme” që po iu bëhen Ministria e Bujqësisë.
Janë rreth 2 mijë e 500 fermerë vendor që kultivojnë frutin e mjedrës, të cilët për të aplikuar për subvencione po iu kërkohet të noterizojnë kontratën që kanë me pikat grumbulluese, raporton arbresh.info.
Kujtim Lepaja, drejtor i Shoqatës Nacionale të Mjedrave të Kosovës, mendon se kjo është e pa arsyeshme sepse sipas tij ekziston dëshmia përmes transaksioneve bankare që fermerëve u bëjnë nga pikat grumbulluese.
“Ne si shoqatë e shohim të pa arsyeshme sepse duhet me u kriju një lloj besueshmërie mes fermerit dhe pikës grumbulluese dhe është e panevojshme kontrata e noteriesizume sepse dëshmia është edhe e transferit bankar”, tha ai për portalin arbresh.info
Pronari i pikës grumbulluese “Eurofruti”, Bejtush Gashi ka shprehur shqetësim lidhur me kërkesën e ministrisë.
Sipas tij, është maltretim i fermerëve por edhe shpenzim që çdo vit t’iu kërkohet kontrata e noterziuar kur ka mjaftueshëm dëshmi.
“Ne nuk e shohim të arsyeshme se përse një kompani që i ka 400 ose 500 fermerë pse vazhdimisht shkojnë te noterët t’i noterizojnë këto kontrata kur ne nuk e shohim të arsyeshme sepse është maltretim edhe për fermerët edhe për vetë kompanitë të shkoj disa herët kur këto kontrata janë të vulosura nga kompanitë e kanë dëshminë nga banka që iu ka bërë pagesa të cilat dëshmojnë se nga kompania sa kilogram kanë dorzu dhe sa mjete financiare kanë pranuar”, deklaroi për arbresh.info.
E Ministria e Bujqësisë e arsyeton këtë vendim duke thënë se është në mbrojtje të fermerëve të cilët në raste të ndryshme nëse pikat grumbulluese nuk ua deponojnë mjetet financiare do të kenë mundësi ta padisë atë.
“Është shumë pozitiv, pasi që përmes lidhjes së kontratës së noterizuar ndërmjet fermerit prodhues të frutave të mjedrës dhe pikës grumbulluese të frutave të mjedrës e cila është e regjistruara si biznes, do të mundësohet mbrojtja e fermerit me rastin e dorëzimit të frutave në pikën grumbulluese, e cila është e obliguar që fermerit të ja pranoj tërë sasinë e prodhuar të frutave të mjedrës pasi ka kontratë të lidhur dhe noterizuar. Në rast të kundërt, nëse nuk do të bëhej pranimi i frutave të mjedrës nga ana e pikës grumbulluese, atëherë fermeri mund ta padis pikën grumbulluese bazuar në kontratën e lidhur mes tyre dhe të noterizuar”, shprehet Albulena Maloku, zyrtare për informimi në Ministri të Bujqësisë.
Pra, sipas ministrisë qëllimi i vendosjes së këtij kriteri, nga MBPZhR-ja, e që duhet të dëshmohet me dokumentacion për aplikim, është mbrojtja e fermerëve prodhues vendor, e assesi vendosja e ngarkesave qoftë në kosto ose humbjen e kohës së tyre.
Përmes Programit të Pagesave Direkte për vitin 2020, MBPZhR-ja ka vendosur që ta aplikoj përkrahjen për këtë kulturë pemëtare po në të njëjtën formë, sikur në vitin 2019, për sasinë e shitur-dorëzuar të frutave të mjedrës por që vlera e përkrahjes këtë vit është rritur në 0.12 euro/kg të frutave të mjedrës të shitur/dorëzuar në pikat grumbulluese të cilat realizojnë grumbullimin e mjedrës./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek