Google ADS

Kaq duhet të jetë temperatura e dhomës gjatë natës

00:52 | 29 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Pas një dite të gjatë dhe të lodhshme, të gjithë dëshirojnë një gjumë të qetë dhe të rehatshëm gjatë natës.

6-7 orë gjumë janë të nevojshme, jo vetëm për shëndetin tonë fizik, por edhe për mirëqenien tone mendore. Ekspertët shprehen se për një gjumë të qetë dhe të rehatshëm është e rëndësishme edhe temperatura në dhomë.

Sipas tyre, temperatura e dhomës së gjumit duhet të jetë rreth 19 gradë Celsius. Kjo temperaturë konsiderohet ideale për një gjumë pa probleme gjatë natës.

Nëse temperatura e dhomës është shumë e lartë ose shumë e ulët, ajo ndikon në temperaturën e brendshme të trupit, duke prishur gjumin. Kështu që, një temperaturë 19 gradë Celsius ndihmon trupin të qetësohet dhe kontribuon në një gjumë pa probleme.

Foshnjat janë ato që kanë nevojë për një temperaturë pak më të lartë të dhomës, sesa të rriturit.

Përveç rregullimit të temperaturës tuaj të dhomës, sigurohuni që dhoma të jetë e errët gjatë dhe dysheku juaj duhet të jetë i rehatshëm, që të mund të keni një gjumë të qetë gjatë natës./kosovarja/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme