Atalanta ka humbur me rezultat 0-2 nga skuadra e ish dyshes Kumbulla-Rrahmani, Verona. Skuadra e Gasperinit ishte e pa fuqishme për ta mundur Veronën të cilët shënuan dy gola në fund të kësaj ndeshje për t’u kthyer me tri pikë në shtëpi
Atalanta se ka shfrytëzuar momentumin që krijoi në Anfield Road te Liverpoolit duke marrë fitore edhe në Serie A.
Skuadra nga qyteti i Bergamos është mundur sonte nga Hellas Verona me rezultat 0-2.
Pjesa e parë e takimit kaloi me shumë raste të krijuara nga Atalanta por që nuk u konkretizuan në gol.
Në pjesën e dytë, Verona ishte më e mirë dhe arriti që të shënoi gol në minutën e 62-të pas një penalltia.
Nga pika e bardh u tregua i saktë Miguel Veloso.
Goli i dytë do të shënohej në minutën e 83-të dhe ishte një gol i shënuar nga Zaccagni.
Me këtë fitore Verona ngjitet në vendin e gjashtë me 15 pikë derisa Atalanta zbret në pozitën e 9 me vetëm 14 pikë. /GazetaExpress/
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...