Analisti politik, Shkodran Ramadani, i ka kushtuar një shkrim Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për 22 nëntor.
Ai ka cituar fjalët e historianit të Ballkanit, James Pettifer që thotë se UÇK-ja jo vetëm që është organizata politike më e rëndësishme në historinë e Kosovës, por edhe më e suksesshmja pas Luftës së Dytë Botërore në Evopë, shkruan lajmi.net.
“Por nga margjinat e shoqerise, nje grusht njerezish ne ilegalitetin e rrezikshem, vendosen themelet e nje organizate qe sa e vinte e rritej dhe qe ne kulm te vetin do te kishte 18 mije veta. UÇK-ja kishte marre hovin dhe nuk ndalej dot. Duke guxuar te luftoje dhe duke e mposhtur politikisht Serbine, UÇK-ja pergjithmone ka ndryshuar balancin e forcave gjeopolitike ne Ballkan”, ka shkruar ai.
Ramadani ka thënë se UÇK-ja i ka transformuar shqiptarët në prodhues proaktiv të politikës.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
UÇK-ja jo vetem qe eshte organizata politike me e rendesishme ne historine e Kosoves, por eshte edhe organizata me e suksesshme kryengritese pas Luftes se Dyte Boterore ne Evrope. Kete e thote edhe historiani i Ballkanit dhe sidomos i Shqiptareve, James Pettifer. E thote edhe Frank Ledëidge. Madje, Tim Judah thote se “UÇK-ja eshte organizata me e suksesshme ne bote ne shekullin e kaluar sepse ne afat rekord arriti synimet e veta per te hapur rrugen per nderhyrjen e NATO-s”. Para UÇK-se shqiptaret ishin me kurriz te thyer e te nenshtruar. Kosova zbrazej non-stop dhunshem nga Serbia. Shqiptaret ishin shpunesuar dhunshem nga vendet e tyre te punes. Bodrumet e shtepive ishin shnderruar ne zevendsim te universitetit e shkollave. Por nga margjinat e shoqerise, nje grusht njerezish ne ilegalitetin e rrezikshem, vendosen themelet e nje organizate qe sa e vinte e rritej dhe qe ne kulm te vetin do te kishte 18 mije veta. UÇK-ja kishte marre hovin dhe nuk ndalej dot. Duke guxuar te luftoje dhe duke e mposhtur politikisht Serbine, UÇK-ja pergjithmone ka ndryshuar balancin e forcave gjeopolitike ne Ballkan. Nga konsumues te politikes dhe perbrendesues te poshterimit, i shnderroi shqiptaret ne prodhues proaktive te politikes. Sepse me pushke ajo u dha shqiptareve agresivitetin e domosdoshem jo vetem per te mbijetuar ne Ballkan, por edhe per te jetuar te lire e ne paqe. UÇK-ja eshte vete dinjiteti i Kosoves.
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...