Google ADS

Kastrati ndanë mirënjohje për OVL-UÇK në Kamenicë

21:00 | 28 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me nënkryetarin, Faton Jakupi, drejtorin e drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahimi, kryetarin e OVL-UÇK, Milaim Limani, është takuar me grupin e parë të Zonës Operative të Karadakut.

Ky takim është bërë pas 21 viteve për nder të festës së “28 Nëntorit”.

I pari i Komunës, Qëndron Kastrati, për nder të kësaj dite ka ndarë mirënjohje për OVL-UÇK-në në Kamenicë.

“Pas 21 viteve sot bashkuam grupin e parë të Zonës Operative të Karadakut të cilët ishin në Shqipëri për armatim dhe furnizim të UÇK-së. Në këtë 28 Nëntor pata kënaqësinë që ditën ta nisim me homazhe tek ata që s’janë fizikisht me ne dhe ta vazhdoj me veteranët e UÇK-së. Për nder të kësaj dite, sot ndava mirënjohje për OVL-UÇK në Kamenicë. Qofshim të bashkuar gjithmonë”, ka thënë ai.

Të ngjashme