Ngjyrat kuq e zi e kanë mbuluar edhe ndërtesën më të lartë në botë.
Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka bërë të ditur se sot ndërtesa më e madhe në botë, “Burj Kalifa”, e cila gjendet në Dubai, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kuq e zi.
“Sonte Dubai u zbukurua më shumë se kurrë. Në ndërtesën më të madhe në botë (Burj Kalifa) u ekspozua flamuri kuq e zi. Urime Dita e Flamurit”, ka shkruar ai në “Facebook”. Sot festohet 108 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë si dhe Dita e Flamurit.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet