Moderna dhe Pfizer sollën shpresa për afrimin fundit të pandemisë së koronavirusit, pasi njoftuan se vaksinat e tyre ishin përkatësisht 94.5 dhe 95% efektive. Ndërkohë, vullnetarët që kanë marrë vaksinat e mundshme, kanë folur për efektet anësore që kanë përjetuar.
Jennifer Haller, e cila u injektua në 16 mars me vaksinën eksperimentale të Moderna në Seattle, tha se ajo përjetoi vetëm efekte anësore të lehta.
“Unë mora dy doza të vaksinës në katër javë diferencë. Krahu im ishte shumë i ‘lënduar’ të nesërmen, pas vaksinës, por përveç kësaj, unë personalisht nuk përjetova ndonjë efekt tjetër anësor”, ka thënë ajo.
Haller ishte personi i parë që mori një vaksinë të Moderna-s, si pjesë e provës së parë njerëzore të një vaksine për të parandaluar virusin.
Ndërkohë banori i Kalifornisë, Daniel Horowitz, i cili mori pjesë në provën e vaksinës për COVID-19 të Pfizer në shtator, përshkroi simptoma të ngjashme me gripin.
Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore thotë se efektet anësore më të zakonshme janë një shenjë që trupi juaj po fillon të ndërtojë imunitet kundër një sëmundjeje.
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...