Shqiptarët kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë sot 108-vjetorin e Pavarësisë.
Ky quhet “Nëntori i dytë”, pasi në po të njëjtën datë, 28 nëntor, në vitin 1443 Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtuesit osmanë.
“Shqipërinë ne e duam si Evropa. Edhe fëmijëve duhet t’ua ushqejmë dashurinë për mëmëdhenë”, shprehen qytetarët.
Flamuri nuk ka frikë nga pandemia. Në morinë e njerëzve nuk mungonte tregtari i flamujve, që të kujton personazhin e Ernest Koliqit.
“Festat t’i gëzojë kush mundet, kush është mirë me shëndet dhe mirë psikologjikisht. Festa do dhe xhepin plot, por ne e kemi bosh. Puna sot ka vajtur 0 me bisht. Njerëzit nuk kanë lekë. Virusi është nëpër këmbë. Kam dalë të festoj, të largoj edhe pak stresin nga pandemia”./TCH
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja