Google ADS

Lukashenko jep shenja për dorëheqje

15:32 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka dhënë shenja që mund të jetë gati të lërë pushtetin, pas muajve të protestave kundër tij për shkak të rizgjedhjes së tij në gusht.

Lukashenko, i cili ka qeverisur për 26 vjet, tha se ai mbështeste ndryshimin e Kushtetutës për të dobësuar ndjeshëm rolin e çdo presidenti të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info

Ai tha se “nuk do të ishte president” pas kësaj – por nuk dha asnjë kalendar.

Të enjten, Rusia – mbështetësi kryesor i Lukashenko – përsëri e nxiti atë të vazhdonte përpara me reformën.

Ky mesazh u dha nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë vizitës së tij në kryeqytetin bjellorus Minsk.

Drejtuesit e opozitës bjelloruse – të cilët thonë se zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit ishin të manipuluara – hodhën poshtë komentet e Lukahenko si një taktikë thjesht bllokuese. Ata kanë kërkuar që udhëheqësi autoritar të japë dorëheqjen menjëherë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme