Mbajtja e shtëpisë së pastër nuk është një dëshirë, por është një nevojë dhe tashmë është kthyer në rutinë.
Zakonisht kur pastrojmë shtëpinë, harrojmë të pastrojmë edhe një vend që mbledh shumë bakterie, madje edhe ato që janë të fiksuara pas pastrimit nuk e pastrojnë këtë vend, transmeton portal arbresh.info
Nuk është një vend i fshehur ose i vështirë për tu arritur, por gjatë procesit të pastrimit pothuajse të gjithë e harrojnë atë. Bëhet fjalë për kokën e dushit, e cila fsheh shumë bakterie të dëmshme dhe mikroorganizma, për të cilat nuk ju shkon mendje.
“Psycho” e Hitchcock nuk është e vetmja gjë që të tremb në dush, pasi organizmat potencialisht të dëmshëm, të njohur si mikobaktere, mund të jetojnë në dushin tuaj dhe të shkaktojnë sëmundje para se të dyshoni se dushi është burim i infeksionit.
Mikobakteret jo-tuberkuloze (NTM), të cilat mund të gjenden në dush, janë shkaqe të mundshme të një sëmundjeje të quajtur mikobakteriozë pulmonare, e cila është afatgjatë por mund të shërohet me sukses. Simptomat e infeksionit përfshijnë kollë kronike ose të përsëritur, humbje peshe, ethe dhe humbje të energjisë. Sidoqoftë, nuk duhet të trembeni sepse shumica e njerëzve nuk infektohen, sëmundja prek një numër më të vogël të njerëzve të ndjeshëm dhe ata që tashmë e kanë kapërcyer këtë ose një sëmundje të ngjashme të mushkërive.
Nuk ju zgjaten flokët? Provoni njëher këto metoda magjike
Mënyra më e zakonshme e infeksionit është thithja e grimcave të aerosolit nga ambienti, që do të thotë se mjafton të marrësh frymë në dush për të thithur mikobakteret potencialisht, dhe nxehtësia dhe avulli nga dushi e bëjnë atë një vend ideal për rritjen bakteriale shpërthyese, transmeton portal arbresh.info
Studimet e shumta në Amerikë kanë konfirmuar praninë e lartë të bakterieve në kokën e dushit. Ata analizuan biofilmin (një bashkësi e të gjithë mikroorganizmave të gjetur) nga më shumë se 650 familje në të gjithë Europën dhe Amerikën dhe zbuluan se lloji i ujit dhe përdorimi i dezinfektuesve ndikojnë në llojet e baktereve që gjenden në dushe.
Sipas studimeve, dushi metalik përmban më shumë bakterie sesa dushi plastik.
Kokën e dushit mund ta pastroni me alkool, uthull, ose edhe me limon dhe sodë buke. Lyeni kokën e dushit me një nga përbërësit natyralë dhe lëreni për 30 minuta. Më pas shpërlajeni mirë./arbresh.info/
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...