Qeveria nuk i frikësohet mocionit të mosbesimit të paralajmëruar nga opozita.
Zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska, deklaron se për fat të keqe opozita aktuale lufton vetëm për të bllokuar punën e Kuvendit dhe ecjen e shtetit drejt rrugës së BE-së.
“Kështu që për iniciativat për besim le të urdhërojnë. Mendoj se ajo më shumë do të flasë për dobësinë e tyre se sa për forcën e tyre. E do të dëshmojë se të gjitha këto iniciativat për t’u vendosur pengesa tek më e vështira, të bllokohen institucionet në krizën më të madhe, dëshmon se beteja e vetme të cilën e udhëheqin është beteja se si t’i ruajnë kulluqet e tyre partiake, e jo si t’i ndihmojnë shtetit”, deklaroi Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes
Në të njëjtën vijë qëndrimi edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi. Ai thotë se opozita është pa ide konkrete që të kontribuojë në tejkalimin e sfidave aktuale.
“Në kohë pandemie, në kohë kur ne të gjithë luftojmë të ekzistojë ekonomia, të bëjë rilindje shoqëria jonë, ta tejkalojmë pandeminë, të fitojmë datë për fillimin e negociatave, ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Brukselin dhe shteti jonë të lundroj drejtë portit të Brukselit, opozita është pa ide dhe gjen lloj lloje arsye që t’i shmanget përgjegjësisë për pësimin e disa hershëm të humbjev”, pohoi Artan Grubi, zv/kryeministër.
Pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev në mediat bullgare, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski deklaroi se pas mbarimit të 100 ditëve të para nga formimi i Qeverisë, do të ngrenë në Kuvend mocion të mosbesimit të Qeverisë për të cilën presin mbështetje nga të paktën 61 deputetë./alsat
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...