Politikanët nuk po dinë ta përdorin trashëgiminë që la pas Rugova

14:19 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ani pse vendi ynë i ka mbush 12 vjet që nga shpallja e pavarësisë, situata politike aktuale po cilësohet më keq se vite më parë.

Ky të paktën është këndvështrimi i njërit prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti.

Në një intervistë për arbresh.info, duke folur për punën e ish-presidentit Rugova, profesor Hamiti ka thënë se politikanët sot nuk po dinë të përdorin trashëgiminë që ish-presidenti ka lënë mbrapa.

“Rugova është ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, presidenti i parë i zgjedhur më votë popullore njëri që ka bashkuar popullin e Kosovës rreth kauzës për liri dhe pavarësi. Rugova i ka lënë një trashëgimi Kosovës dhe duhet të mësojnë politikanët e Kosovës të cilët s’po e bëjnë ashtu siç duhet. Ndonëse ka arritje të Kosovës sot i kemi punët më keq se që i kemi pasur para pak vitesh. Kemi një politikë të çakorduar në komunikim me botën, kemi një dialog që viteve të fundit pat shkuar edhe të çështja e territorit për fajin edhe të politikanëve të Kosovës. Presidenti Thaçi në atë kohë ishte pajtuar të diskutohet për korrigjim kufijsh”.

Anëtari i këshillit të përgjithshëm të LDK-së, është shprehur kritik lidhur më skemën politike aktuale.

Sipas tij dilema a me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Bashkimin Evropian, është e rrejshme.

“Skena politike e Kosovës është e polarizuara sistemi zgjedhor i Kosovës është problematik. Pas çfarëdo zgjedhjes është e vështirë formimi i qeverisë.

“Te ne rreth çështjes se dialogut dhe të tjerëve duhet të jetë më unik. Ka pasur probleme më SHBA-të dhe besoj se janë kaluar. Të gjithë duhet të dinë se Kosova ka SHBA-në përkrahësin kryesor në arenën ndërkombëtare. Duhet të merret shembull Rugova kur punonte më të dyja kampet.

“Dilema a me SHBA-në a me BE-në është dilemë e rrejshme. Ne duhet të punojmë edhe më SHBA-të edhe më BE-në”.

Profesori Muahamet Hamitit në këtë intervistë ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Personi që vite më parë nga afër ka përcjell këtë proces, sot është skeptik rreth epilogut përfundimtar.

“Nuk jam optimist për zgjidhje të shpejt për të këtij problemi mes Kosovës e Serbisë pasi s’ka gatishmëri nga ana e Serbisë. Ne patëm një bllokadë dy vite edhe për shkak të politikanëve tanë por sot Serbia s’ka as një shtytje që ta njoh Kosovën. Për sa  kohë që Serbia nuk del prej gjendjes se mohimit të realiteti s’ka. Serbia s’ka të drejtë të fitoj asgjë prej asaj që nuk i takon. Kosova është e pavarur dhe Kosovës dhe Serbisë ju duhet njohja e ndërsjellët. Por kjo do të ndodh shpejt. Në dorë të Kosovës është që klasa politike të jenë të bashkuar dhe të përballen më politiken e mbrapsht dhe ta bindin ndërkombëtaret se Serbia se ka njëmend”.

Ndryshe, procesi i dialogut Kosovë-Serbi është ndërprerë pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale për ish- krerët e UÇK-së, ani pse kjo nuk u konfirmua nga Bashkim Evropian si ndërmjetësues i dialogut.

Kjo është intervista e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme