Google ADS

A llastohen fëmijët nga përqafimet?! Psikologët zbulojnë një gjë të re

13:56 | 28 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Nëse fëmija juaj po qan, mos ngurroni ta ngrini dhe ta përqafoni…

Në edukimin e një fëmijë, ekziston një mendim që qarkullon se një fëmijë duhet të mësojë shumë herët sesa e vështirë është jeta dhe se një prind nuk duhet të reagojë ndaj çdo dëshire të tij.

Sipas psikologëve, nëse fëmija është duke qajtur, afrimi që bëjnë prindërit kundrejt tij do t’i japë fëmijës vetëbesim dhe besim tek prindërit, dhe shumë shpejt ai do të fitojë pavarësinë dhe do të përparojë.

Kjo sipas psikologëve ndihmon fëmijën që të kujdeset për vetën më shumë.

Covid-19 në SHBA, rritje prej 28% të fëmijëve të prekur

Fëmijët mund të dëshirojnë t’i mbajnë shpesh, por ndërsa rriten ata do të dëshirojnë të lëvizin dhe të eksplorojnë botën përreth tyre. Ajo periudhë në jetë nuk do të zgjasë përgjithmonë. Dhe ndërsa zgjat, bëjini fëmijës aq përqafime sa kërkon.

Fëmija mëson nga shembujt që jep prindëri, prandaj prindërit e dashur rrisin edhe fëmijë të dashur.

Është më mirë të vendosni vetë se si dhe në çfarë mase t’i jepni fëmijës ngrohtësinë e duarve tuaja, por duhet kuptuar se dashuria nuk i ka bërë dëm askujt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme