Nga Shqipëria në Azerbajxhan. Është ky hapi i radhës, i hedhur nga Xhani de Biazi që tashmë kërkon të ngrejë në lavdi një tjetër kombëtare me mundësi të vogla e dëshirë të mëdha. Në një intervistë për radio “TMW”, trajneri ka folur për aventurën e re duke bërë similituda me atë shqiptare.
Vëmendja është e gjitha te Maradona. Cili është mendimi juaj?
Nga futbollisti dini gjithçka sepse ia keni parë mrekullitë. Si njeri ishte shumë bujar, me zemër të madhe dhe me shumë mundësi mbeti i shtypur nga ingranazhi publik brenda të cilit e gjeti veten. Ishte diçka përtej mundësive të tij megjithatë, ndër vite mbeti i lidhur me atdheun dhe megjithëse pati vështirësi personale nuk ka njëri që nuk e donte. Ai duhet të kujtohet për zemrën e madhe sepse përtej golave apo magjive, dëshira e tij ishte që t’i ndihmonte të gjithë.
A është Baxho i vetmi që mund t’i afrohet?
Roberto ishte unik. Gjithnjë i dashuruar me futbollin nuk pranoi kurrë të bënte një rol publik. Baxho argëtohej në fushë dhe pranoi të largohej vetëm kur dhimbjet fizike dhe mosha e detyruan. Si talent ishte i ngjashëm me Maradonën, por Diego mbetet i paarritshëm.
Po në Azerbajxhan keni gjetur ndonjë talent?
Për hir të së vërtetës nuk është se kanë futboll të niveleve të larta. Lojtarët me nivel janë disa e megjithatë u mungon përvoja ndërkombëtare. Kampionati ka katër ndeshje e unë i shoh lehtësisht të gjitha.
Përse e zgjodhët atëherë?
Në vitin 2014 më kontaktuan, por nuk ndodhi asgjë sepse unë vendosa të punoj me Shqipërinë. Edhe Azerbajxhani ka të njëjtën dëshirë sepse kanë shumë dëshirë për t’u rritur. Atje gazi dhe nafta bëjnë ligjin e unë i njoh ata që kanë në dorë rubinetin. Për më tepër më 10 nëntor mbaroi edhe një luftë që zgjaste prej tre dekadash e megjithëse as pandemia nuk po i lë të qetë, azerbajxhanasit kanë vullnetin për të punuar.
Si është tashmë situata?
Nga përvoja kam mësuar që t’i njoh lojtarët me kohën dhe jo vetëm në bazë të statistikave. Për nga karakterit preferoj që më parë t’u afrohem me një raport njerëzor për të kaluar më pas tek ai profesional. Vetëm kështu mund të kuptosh nëse disa objektiva janë ose jo të arritshëm e falë kësaj metode arrita diçka pozitive edhe në Shqipëri.
A keni në kombëtare ndonjë lojtar që mund të luajë në Itali?
Nuk përmend emra sepse jam trajner kombëtareje dhe jo menaxher futbollistësh. Në të kaluarën e kam bërë dhe këtë e dëshmojnë lojtarë shqiptarë që sot luajnë në Champions. Që nesër e di që do të më marrin në telefon disa drejtorë sportivë për të ditur diçka më shumë.
Meqë jemi te Seria A, mendoni se mungesa e publikut po ndikon në rezultatet e ekipeve?
Jo nuk më duket ashtu, megjithatë tifozët mund të ndikojnë në aspektin mendor dhe te presioni që ndien çdo lojtar. Në një klub trysnia mund të jetë më e madhe se diku tjetër. Milani për shembull është i pari në renditje, por me publik mund të kishte edhe më tepër entuziazëm për të ndjekur titullin. Futbollit sot i mungon zhurma e tifozërisë dhe ta themi hapur, ky është një futboll fals, por që na duhet ta mbajmë lart sepse herët e vonë kjo dreq pandemie do të kalojë.
Si mund të ndihet Eriksen tek Interi?
Si qen. Nuk e marrin në konsideratë ndaj edhe nuk jep më të mirën e tij. Interi po ecën më keq se sa mund të imagjinonim dhe më vjen keq sepse Konten e vlerësoj shumë dhe mendoja se mund ta ngrinte ekipin në tjetër nivel. Për Serinë A zikaltrit kanë ende shanse, por të shohësh Interin që eliminohet nga grupet e Champions-it është një disfatë për futbollin italian në përgjithësi. Gjithsesi, diçka e tillë mund t’i ndodhë kujtdo sepse futbolli nuk është matematikë.
Në Itali e kemi tmerr të besojmë te të rinjtë. A do të na kalojë ky ves?
Te Shqipëria me mua debutoi Hysaj që në atë kohë ishte 18 vjeç e luante ende për Empolin. Me të fituam kundër Norvegjisë e cila ishte shumë më mirë se kuqezinjtë e mi. Në fund të ndeshjes presidenti i Federatës Duka më quajti të çmendur.
Po ju çfarë i thatë?
I thashë që do të doja të kisha edhe pesë të tjerë si Elseidi për t’i hedhur në fushë, por ja që nuk i kisha. Nëse një 18-vjeçari i jep një makinë, atëherë mendon se ai është në gjendje që ta drejtojë. Nëse më pas e “djeg” duke e gjykuar për vetëm një ndeshje, atëherë po gabon. Pjekura nuk fitohet nga sot për nesër, por duhet kurajë për të bërë disa zgjedhje të caktuara.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...