Thaçi: 28 Nëntori, simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar

12:59 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka përcjell mesazh urimi me rastin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Thaçi përmes një urimi në facebook ka thënë se 28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar.

“Me respekt të veçantë përkujtojmë Ditën e Flamurit dhe Pavarsisë së Shqipërisë, të gjithë ata që me sakrificën e tyre bartën te ne idenë për të qenë të lirë dhe krenarë. 28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar.

Uroj që të gjithë së bashku të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta.

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit dhe Festën Kombëtare të Shqipërisë.”, ka uruar Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme