Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar 28 Nëntorin festën e flamurit kombëtar.
Përmes një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të FFK-së, Ademi ka thënë se kjo është një nga ditët më të rëndësishme dhe më të ndritshme në historinë e kombit shqiptar.
Mesazhin i plotë më poshtë
Të nderuar krerë të institucioneve shtetërore,
Familje të heronjve e të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës, veprimtarë të çështjes kombëtare;
Të nderuar drejtues të klubeve, futbollistë, trajnerë, ish-udhëheqës të sportit, ish-futbollistë, gjyqtarë, anëtarë të FFK-së, Dardanë e tifozë të klubeve, sponsorë e donatorë;
Të nderuar qytetarë të Kosovës!
Sot e festojmë 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së!
28 Nëntori është njëra nga ditët më të rëndësishme dhe më të ndritshme të kombit shqiptar. Historia e popullit tonë është me vuajtje e sakrifica, por edhe përplot bujari e krenari.
Në këtë ditë të veçantë kujtojmë dhe nderojmë të gjithë atdhetarët, heronjtë dhe dëshmorët që nga periudha e rilindasve tonë e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së, të cilët punuan dhe luftuan deri në flijim për ruajtjen e identitetit të kombit shqiptar.
Kjo festë ka qenë dhe mbetet një vlerë e patjetërsueshme e kombit shqiptar. Kjo ditë na bashkon si komb, duke na e rikujtuar sakrificën e shumë gjeneratave nëpër shekuj për liri. Njëherësh kjo festë i frymëzon dhe i motivon brezat e rinj për atdhedashuri.
Situata me pandeminë ka bërë që kjo festë të festohet ndryshe nga vitet e kaluara, por ne si popull edhe në rrethanat më të vështira kemi ditur ta ruajmë traditën e kësaj feste dhe ta shprehim dashurinë ndaj flamurit kombëtar.
Prandaj, më lejoni që të ju uroj përzemërsisht të gjithëve 28 Nëntorin, me urimin për shëndet dhe realizim të aspiratave tona si popull i lashtë, me shpresë e besim se e ardhmja e kombit tonë do të jetë e ndritshme dhe si pjesë e përbashkët e familjes së shteteve evropiane.
Lavdi e përjetshme të gjithë veprimtarëve dhe të rënëve për lirinë e kombit shqiptar!
Zoti e bekoftë kombin shqiptar!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre